SKEMA E PROPOZUAR PER HERALDIKEN E RE TE BASHKISE
🔵 Mburoja simbolizon karakterin kufitar qe ka kjo zone ne prag te alpeve dhe te fushes se Kosoves. Kjo pozite e ka shnderruar historikisht kete treve dhe popullin e saj ne nje barrikade natyrore dhe njerezore ne mrojtje te vendit.
🔵 Gjeometria e thjeshtuar e gjethes se geshtenjes simbolizon nje element natyror por edhe nje burim ekonomik te zones.
🔵 Kjo forme lind nga gjeometria e gjethes dhe simbolizon nje nga boshtet e krahines qe i jep asaj forme dhe eshte njekohesisht nje prej burimeve me te fuqishme. Uji i kalter i Valbones pasi kalon nderthurjen e ngushte dhe te izoluar te maleve lidhet me Drinin nepermjet kaskades. Forca e ketij sistemi ujor kaq te jashtezakonshem e qe i perket Tropojes dhurohet dhe shnderrohet ne energji per gjithe Shqiperine.
🔵 Lahuta, ciftelia, kenget, vallja e Tropojes e muzika ne pergjithesi jane tipare dalluese nje nder elementet qe deshmojne kulturen origjinale autoktonitetin e popullit te Tropojes.
🔵 Element i marre nga instrumenti i lahutes dhe qe simbolizon besen, bashkimin, krahinen dhe 6 fiset historike te kesaj treve.